Kushtuar penës së artë të Dritëroit!

Kushtuar penës së artë të Dritëroit!

Para pak ditësh, në kuadër të muajit të letërsisë, nxënësit tanë organizuan pasditen tematike kushtuar jetës dhe veprës së Dritëro Agollit.

Për jetën e njerëzve të mëdhej ka gjithmonë kureshtje, por Dritëroi ka qenë sa madhështor në veprën e tij, aq i thjeshtë në jetë. Ky ishte mesazhi jetësor që përcillnin projektet e nxënësve, në shumë prej të cilave zëri i poetit emocionoi publikun.

Disa prej poezive më të bukura, erdhën si kolazh interpretuar nga vetë nxënësit.
Për emrat që i mbeten kohërave, thonë se nuk ka vdekje. Dritëro Agolli do të kujtohet gjithmonë ndër breza me krenari si vlerë kombëtare!