ROBOTIKA 2019 – 2020

ROBOTIKA 2019 – 2020

Javën e kaluar në ambjentet e auditorit të Institutit “Harry Fultz” u zhvillua prezantimi i hapjes së Kampionatit të Robotikës 2019 – 2020. Vazhdon në këtë edicion të 6-të sfida teknologjike në Robotikë dhe aftësi ndërdisiplinore me nxënësit e Klubit të Robotikës.

Skuadrat do të përbëhen kryesisht nga vitet e 3-ta të degës Elektronikë, duke pasur dhe mbështetje dhe ndihmë nga më të mirët e viteve të 4-ta të edicionit paraardhës. Këta nxënës do të përbëjnë 6 skuadrat e këtij viti dhe do të ndiqen nga vëzhguesit e viteve të 2-ta të cilët do të fillojnë të ndërtojnë eksperiencën e parë në robotikë.

Këtë vit Robotët do të sfidojnë ligjet e fizikës për të bërë kosha në një fushë shumë të veçantë basketbolli. Të gjithë pritën me entuziazëm të madh prezantimin e aktivitetit dhe të lojës nga Shefja e Departamentit të Elektronikës Eneida Allkoci dhe nga mësuesit Inxh. Klarens Hoxha dhe Inxh. Moisi Xhaferaj.

Ky aktivitet do të përqëndrohet rreth zhvillimit të aftësive më të avancuara dhe do të kërkojë vendosmëri të madhe nga skuadrat. Si çdo vit ky aktivitet organizohet nga Departamenti i Elektronikës me mbështetjen e veçantë të Drejtorisë së Institutit “Harry Fultz”.