Nxënësit e degës së Biznesit vizitë në kompaninë “Coca – Cola”

Nxënësit e degës së Biznesit vizitë në kompaninë “Coca – Cola”

Tema këtë herë ishte: “Cënimet e Kontratës”. Gjatë kësaj vizite nxënësit janë njohur me rastet e “Cënimit të Kontatrës” dhe me procedurën që ndiqet në rast të mosrespektimit të saj.

Gjatë vizitës së bërë në këtë biznes nxënësit kanë bërë pyetje të ndryshme si psh: Si vepron kjo firmë konkretisht kur konstatohen cënime të kushteve të kontratës dhe çfarë mundësish dhe rruge përdoren prej saj për zgjidhjen e problemeve të lindura nga mosrespektimi i kontratës.

Përveç përforcimit të dijeve dhe informacionit shtesë rreth kësaj teme nxënësit marrin edhe material për të pasuruar dosjet e tyre të punës në zyrën mësimore.