Klubi i Gjeografisë

Klubi i Gjeografisë

Në kuadrin e aktiviteteve për thellimin e njohurive mbi gjeografinë e Shqipërisë, klubi i Gjeografisë zhvillon këtë veprimtari mbi “Ekosistemet lagunore të bregdetit shqiptar të Adriatikut dhe Jonit e rëndësia e tyre për zhvillimin ekonomik të vendit.”

Shqipëria edhe se është vend i vogël dallohet për larminë e madhe të biodiversitetit dhe peizazheve, ku vend të veçantë zënë ekosistemet ligatinore bregdetare të pasura me habitate të larmishme që krijojnë kushte të favorshme për jetesën e gjallesave të shumta.

Në këto ekosisteme ligatinore bregdetare bëjnë pjesë peizazhe të shumta e të ndryshme si grykëderdhje lumenjsh, laguna, pyje bregdetare, toka bujqësore…etj, të cilat kanë rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për ekonominë e vendit, por edhe rëndësi shkencore, didaktike, turistike, kulturore etj.

Ky aktivitet realizohet me nxënësit e vitit të tretë me mësuesen Evelina Noga dhe nxënësit e vitit të dytë me mësuese Lira Musollari dhe Bruna Majtara.