“Harry Fultz” në festivalin teatror…

“Harry Fultz” në festivalin teatror…

Festivali “Gjergji Trola” me mbështetje të Bashkisë Tiranë ka organizuar edhe këtë vit konkursin midis shkollave të mesme të Tiranës dhe jo vetëm, në kategorinë “aktrim”. Pjesmarrës në festival ishte dhe grupi i aktrimit të “Harry Fultz”.

Për përzgjedhjen e aktorëve nxënësit kanë zhvilluar audicione në ambientet e auditorit të shkollës nën mbikqyrjen e mësueses së letërsisë, Luesta Metani dhe regjisores Ana Kuqo.

Pjesa e zgjedhur nga klubi për tu vënë në skenë ishte “Fizikantët” nga autori Friedrich Dürrenmatt me gjithsej 11 personazhe. Këto personazhe janë vënë në skenë nga nxënësit e viteve të para, të dyta e të treta.