Duhani, problem vetjak apo shoqëror?

Duhani, problem vetjak apo shoqëror?

Në auditorin e shkollës, Departamenti i Shkencave të Natyrës, dega biologji me mësueset Enilda dhe Dhurata, realizuan me nxënësit e viteve të para dhe të treta projektet mbi tematikën më shqetësuese të shoqërisë: “Duhani, Alkooli dhe Droga”.

Këto projekte u shoqëruan dhe me një skenar të shkurtër realizuar nga klasa 1-2. Mesazhi u përcoll mjaft qartë tek audienca: Stop drogës, duhanit dhe alkoolit! Stop shkatërrimit të dhuratës më të bukur, Jetës!