Dita Ndërkombëtare e Arduino-s 2019

Dita Ndërkombëtare e Arduino-s 2019

Data 6 Prill i ka gjetur nxënësit e Institutit “Harry Fultz” në ambjentet e Qendrës Rinore Tiranë, në Ditën Ndërkombëtare të Arduino-s 2019.

Ndër shumë projekte të realizuara, më kryesoret ishin robotët e ndërtuar për kampionatin e Robotikës në “Harry Fultz”. Pas një prezantimi të shkurtër mbi kampionatin nga Prof. Moisi Xhaferaj të katër skuadrave ju dha koha më e madhe në event. Me prezantimet e tyre shumë interesante audienca njohu robotat Quadbot, Cronus 6, Omega dhe Hybrid. Interes të madh kishte për këto robotë dhe mënyrën se si ato kishin arritur të ndeshen në Savage Soccer.

Një falenderim i veçantë për përfaqësuesit që mbajtën prezantimin për skuadrat: Omega me Rei Arifi; Cronus 6 me Danjel Stefani, William Mollaymeri, Adolf Doda, Haki Sallaku; Quadbot me Kledi Bushi, Blerim Brahja, Alger Pire, Kledio Bodlli; Hybrid me Danjel Qose, Mario Alla, Metush Muhametaj, Geraldo Proda.