ROBOTIKA 2018 – 2019

ROBOTIKA 2018 – 2019

Dje në sallën e auditorit të Institutit “Harry Fultz” u zhvillua prezantimi i Klubit të Robotikës për vitin 2018 – 2019. Eventi më i rëndësishëm për këtë vit akademik dhe në veçanti një nga aktivitetet më masive në 5 vitet e këtij klubi.

Këtë vit organizohet një kampionat me 9 skuadra që ka përfshirë klasat e viteve të 3-ta dhe të 4-ta të degës Elektronikë. Aktiviteti më impenjues për skuadrat tashmë është plotësuar duke ndërtuar robotat.

Në javët e ardhshme do të zhvillohet kampionati i shkollës “Harry Fultz Institute Savage Soccer” duke vazhduar traditën disa-vjeçare. Organizimi i Departamentit të Elektronikës do të ofrojë këtë vit jo vetëm çmimin për fituesit e kampionatit, por dhe për skuadrën konstruktore më të mirë, mekanikun më të mirë, programuesin më të mire dhe teknikun elektronik më të mirë.

Do të presim kampionatin për të zbuluar kush është roboti më i mirë. Ju urojmë të gjithë skuadrave fitore!!!