Mesazh: Njohuritë mbi Aktivitetin Fizik, janë po aq të rëndësishme sa vetë ai!

Mesazh: Njohuritë mbi Aktivitetin Fizik, janë po aq të rëndësishme sa vetë ai!

Në muajin Janar nxënësit e klasave të ndryshme të shkollës prezantuan projekte me tematika të larmishme, të cilat kishin lidhje me lëndë të tjera si: Histori, Biologji dhe Fizikë.

Temat e trajtuara ishin: Edukimi Olimpik, Lojërat Olimpike dhe historia e tyre (në Antikitet dhe në Kohërat Moderne), Jeta dhe Veprimtaria e Pierre de Coubertin, Organizimi i Ditës Olimpike në Harry Fultz, Roli i Edukimit Fizik në Eleminimin e Stresit, Dëmtimet gjatë aktivitetit fizik dhe shërimi i tyre.

Në prezantimet e tyre, nxënësit trajtuan çështje të rëndësishme dhe bashkëkohore si: Të ushqyerit shëndetshëm, sa më shumë aktivitete fizike dhe sportive, mënyra që ndihmojnë në parandalimin e OBEZITETIT.

Prezantimi i temave u realizua nëpërmjet projekteve në powerpoint, videove të realizuara nga vetë nxënësit, eseve dhe ne fund u shoqërua me diskutimet mes tyre në auditor.