Traditë ekselence -Traditë bashkëpunimi!

Traditë ekselence -Traditë bashkëpunimi!

Në “Harry Fultz” senati i shkollës gjithmonë ka qenë ura lidhëse mes ideve e projekteve, metodave e teknikave interaktive mes nxënësve, drejtuesve e stafit mësimor. Një pozicionim kaq i rëndësishëm i qeverisë së nxënësve në jetën e shkollës merr jetë që nga zgjedhjet brenda klasave e deri në finalizimin e këtij procesi, me zgjedhjen e Presidentit.

Fushata u prezantua me shumë qytetari në auditorin e shkollës. Kandidatët: Ana Peçi (viti i IV; dega biznes), Geraldo Dedej (viti i IV; dega elektronikë) dhe Nikolas Theodhosi (viti IV; dega Biznes) paraqitën punën e tyre në tri vite “Fultz” brenda klubeve shkencore e artistike si edhe parashtruan platformën e tyre për vitin e ri.

Pas “heshtjes elektorale” të fundjavës, të hënën, u krye votimi në të gjithë shkollën. Presidenti i senatit për këtë vit është nxënësi Geraldo Dedej! Ajo çfarë i bën të veçantë nxënësit tanë: qëllimi i përbashkët për ta mbajtur “Harry Fultz” në nivelin e më të mirëve çon drejt bashkëpunimit të suksesshëm.

Sot ata nuk janë kundërshtarët e zgjedhjeve; humbës apo fitues, por janë pjesë e të njëjtit staf që do të vazhdojë traditën e ekselencës në “Fultz”!



2018 Windows 10 Professional 64 Bit Product Key Torrent Microsoft Office 2016 Professional Plus Product Key Free Download windows 10 pro professional product key windows 7 64 bit ultimate product key microsoft office 365 2016 professional plus product key windows 7 ultimate x64 product key microsoft office professional plus 2016 en us product key Free Windows 10 Professional Product Key Generator windows 10 professional product key 64 bit Upgrade To Windows 10 Professional With Product Key Windows Product Key