ALUMNI 2018

ALUMNI 2018

10 Maj 2018, kjo datë shënoi një ndër eventet më të rëndësishme të organizuara në Institutin “Harry Fultz”, duke mbledhur bashkë mësues dhe ish nxënës nga maturat më të hershme të këtij institucioni. Një event tejet mbresëlënës, duke rikujtuar vitet e shkollës së mesme, dukë sjellë ndërmend përvoja dhe momente të veçanta prej asokohe. Mbi 300 ALUMNI morën pjesë në event, ashtu sikurse edhe mësues që nga brezat e parë të hapjes së kësaj shkolle. Eventi mori përmasat e një ceremonie ngazëllyese, duke përcjellë mesazhe përshëndetëse nga Kryetari i Bordit të Fondacionit, Drejtues të Institucionit, Mësues dhe Alumni. Në vazhdimësinë e tij, eventi ftoi të pranishmit në takime dhe biseda të hapura me njëri-tjetrin, pa kursyer aspak fotografitë e shumta, muzikën e bukur të mundësuar po nga ish nxënësja e kësaj shkolle. Shumë emocione dhe mbresa për çdokënd, në veçanti për brezat e parë, të cilët sot punojnë dhe shërbejnë në pozicione të ndryshme, duke na bërë të ndihemi krenarë për çdo arritje profesionale.

Instituti “Harry Fultz” tashmë e ka konsoliduar idenë e bashkëpunimit me ish nxënësit dhe synon që ta shndërrojë organizimin e këtij takimi në një traditë të përvitshme. Me kalimin e viteve Instituti ynë është rritur shumë. Janë me mijëra të diplomuar para viteve 90. Prej vitit 1993 deri më sot, janë diplomuar mbi 3200 maturantë, të specializuar në drejtime të ndryshme, të arsimuar në universitetet më të mira brenda dhe jashtë vendit. “Harry Fultz” nderohet dhe krenohet me ta, sepse sot janë profesionistë të shkëlqyer të fushave të ndryshme të biznesit, ekonomisë, industrisë, arsimit, kulturës, etj. Sot flasim për presidentë kompanish, bankierë, inxhinierë, arkitektë, politikanë, drejtues në administratë, njerëz me kontribute të mëdha në shoqërinë tonë, ndaj, në emër të Institutit “Harry Fultz” ju përgëzojmë për gjithçka keni arritur.

Ky takim do të mbetet në kujtesën e gjithësecilit si pjesë e lidhjes shpirtërore me “Harry Fultz-in”. Ndaj, miqësisht ju ftojmë të qëndroni gjithmonë të lidhur me ne!



2018 Windows 10 Professional 64 Bit Product Key Torrent Microsoft Office 2016 Professional Plus Product Key Free Download windows 10 pro professional product key windows 7 64 bit ultimate product key microsoft office 365 2016 professional plus product key windows 7 ultimate x64 product key microsoft office professional plus 2016 en us product key Free Windows 10 Professional Product Key Generator windows 10 professional product key 64 bit Upgrade To Windows 10 Professional With Product Key Windows Product Key